Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

I Hedhin Granatë Dore te Dera e Shtëpisë

Një qytetar nga Podujeva e ka njoftuar Policinë se persona të panjohur i kanë hedhur një granatë dore te dera e hyrjes së shtëpisë.

Rasti, të cilin Policia po e trajton si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas Policisë, granata që i ishte hedhur ankuesit te dera e hyrjes së shtëpisëishte një “M-75”, e cila nuk është aktivizuar.

Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësitet e PK-së për çminim, në mënyrë të sigurt.

Rasti është duke u hetuar.