Eden Hazard - Foto: facebook

Hazard ëndërron të transferohet në Real Madrid

Sulmuesi belg i Chelsea-t, Eden Hazard, ka folur rreth spekulimeve për të ardhmen e tij, se a do të qëndrojë te skuadra angleze apo do të transferohet te Real Madrid.

Hazard ka folur për transferimin e mundshëm në Madrid dhe ka thënë që ka qenë ëndrra e tij që kur ka qenë fëmijë.

“Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Kam ëndërruar rreth këtij klubi. Ne do ta shohim njëherë. Nuk do të flas rreth kësaj çdo ditë”, ka thënë për goal.com Hazard, i pyetur rreth transferimit të tij në Madrid.

Belgu ka thënë se do të flasë së shpejti për karrierën e tij.

Sulmuesi i Chelsea-t deri më tani është duke kaluar një formë të mirë nën drejtimin e trajnerit Sarri dhe për këtë ka zgjuar përsëri interesim të madh nga skuadra e Realit.