Deputeti Bekim Haxhiu

Haxhiu Kundërshton Deklaratat e Kelmendit për Perandorinë Osmane

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu në kohën e ngritjes së çështjeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës reagoi ndaj fjalëve Gëzim Kelmendit, deputetit dhe kryetarit të Partisë Fjala për Perandorinë Osmane dhe heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Gëzim Kelmendit më 17 janar, ditën e vdekjes së Skënderbeut, nuk i pëlqyen fjalët e Presidentit Hashim Thaçi për Perandorinë Osmane në postimin që Thaçi e bëri për të kujtuar vdekjen e kryeheroit.

Atë ditë Kelmendi reagoi ndaj fjalëve të Thaçit, duke konstatuar se perandoria Osmane nuk ishte pushtuese.

Por sot në Kuvend Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu tha se deklaratat e Gëzim Kelmendit nuk e ndihmojnë marrëdhënien ndërshtetërore Kosovë-Turqi.

Sipas deputeti Haxhiu, Kelmendi duhet të dijë që edhe lufta UCK-së ka filluar me flamurin e Skënderbeut.

“Lufta e UÇK filloi dhe mbaroi me flamurin e Skënderbeut. Tendenca juaj që të zbehni figurën e heroit kombëtar, nuk u kontribuon marrëdhënieve të mira me shtetin turk, qysh pretendoni ju,“ tha deputeti Haxhiu.

Kjo nuk është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës, diskutohet për çështjen e Skënderbeut dhe Perandorisë Osmane.