Fidanët e thyer | Foto: Facebook

Haskuka: Vetëm mendjet kriminale shkatërrojnë fidanët

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka publikoi një fotografi në të cilën shihet dëmtimi i disa fidanëve të rinj.

Haskuka konstatoi se vetëm një mendje kriminale dëmton fidanët.

“Nuk di çfarë psikopatologjie kriminale mundet me e shpjegu dëmtimin e fidaneve. Njeriu me të vërtetë duhet me qenë me mendje kriminale me shkatërru fidanet e reja në këtë mënyrë”, shkroi Haskuka në facebook.

Ai më tutje shkatërrimin e ambientin e konsideroi krim, ndërsa mbrojtjen e tij patriotizëm.

“Shkatërimi i ambientit është krim, prandaj ftoj gjithë qytetarët të raportojnë raste të tilla në polici, apo në qendrën e thirrjeve 080019200. Mbrojtja e ambientit është prioritet patriotik”, shkroi Haskuka.

Kryetari i Prizrenit shpesh publikon edhe denoncime të qytetarëve në këtë qendër të thirrjeve, kryesisht në lidhje me produktet me afat të skaduar.