
Ilustrim
Dëmtohen 220 copë koshere bletësh në Partesh, policia nis hetimet
16.3.2024 - 09:45
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Partesh të Gjilanit janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të premten më 15.03.2024.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftim.