Enver Hasani - Foto; REL

Hasani: Kushtetuta nuk ia garanton presidentit ta udhëheqë politikën e jashtme

Kushtetuta nuk është akti që ia garanton presidentit kompetencën për ta udhëhequr politikën e jashtme.

Kështu deklaroi ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, në emisionin Click të RTV21.

Sipas tij, presidenti është shef i politikës së jashtme, por brenda kompetencave që ka.

“Asnjëherë, dëgjoni nuk është ashtu. Kur thuhet është shef i politikës së jashtme, është shef brenda kompetencës që ka. Qeveria është ekzekutuesi i politikës së jashtme brenda kompetencave që i ka. P.sh., Qeveria a mundet të emërojë ambasador, jo nuk mundet. Është vendimmarrje zinxhirore, Qeveria e filtron, e dërgon në Kuvend, shefi i shtetit e dekreton. Kështu e ke edhe me gjyqësorin, kështu e ke edhe me prokurorin”, tha ish-kryetari i Kushtetueses./21Media