Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: S’ka Rend Zgjedhjesh

Pasi Lista Serbe njoftoi tërheqjen nga Qeveria e Kosovës për shkak të aksionit të mbrëmshëm gjatë të cilit u arrestua dhe më pas u depërtua Marko Gjuriq, Kryeministri Ramush Haradinaj mohoi se do të ketë zgjedhje të reja.

“S’jemi në rend të zgjedhjeve, për këto tjerat jemi këtu. Kam marrë përshëndetje prej shumë deputetëve e grupeve parlamentare për dje. S’ka ren të zgjedhjeve. Shpresoj që Lista Serbe të reflektojë, shkëputja e njëanshme e bashkëpunimit nuk është zgjidhje”, tha Haradinaj.

Ai më tutje deklaroi se do të vazhdojë punën.

“Dorëheqje s’e kam plan me dhanë, punën e kam plan me vazhdu”, tha Haradinaj.