Ramush Haradinaj

Haradinaj: Qeveria nuk mund ta mbajë gjallë Telekomin

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar vendimin e Telekomit të Kosovës për shkëputje të kontratës me kompaninë Z-Mobile.

Kryeministri tha se ai nuk merr vendime në Telekomin, duke shtuar se duhet pasur kujdes me veprimet vetë ndërmarrja.

“Unë nuk marrë vendime në Telekom, por jam shprehur shumë hapur le të mbahet përgjegjës çdokush që vepron. Unë e kam për qëllim me e mbrojtë Telekomin për veprime të dëmshme, nuk mundet qeveria me e mbajtë gjallë Telekomin me para sepse edhe ashtu nuk ka. Ata duhet të bëjnë kujdes me veprimet e tyre”, tha Haradinaj.