Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj në Pritje të Përgjigjes për Vizën Britanike

Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka dërguar sot një sqarim rreth aplikimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për vizë britanike.

“Kryeministrit nuk i është refuzuar viza”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi.

Reagimi i Zyrës për Informim ndodhi, pasi Gazeta Koha Ditore shkroi se Haradinaj ende nuk është pajisur me vizë për të udhëtuar në Britani të Madhe.

Zyra për Media më tutje përmendi “bashkëpunim korrekt me ambasadat edhe për zhvillimet politike, por edhe për çështjet e vizave”.

Zyra pranoi se ende nuk ka përgjigje në lidhje me vizën e Haradinajt.

“Edhe njëherë po u themi që Kryeministrit Haradinaj, nuk i është refuzuar viza. Ka aplikuar para disa ditësh dhe është në procedurë. Ende nuk ka përgjigje”, thuhet në sqarim.

Aty u tregua se për vizitën e Haradinajt në Britani do të jepen detaje me kohë.

“Me kohë do të jepen detaje për vizitën, sepse tani është herët”, tha Zyra për Media.

Ramush Haradinajt në janar nuk i ishte dhënë viza për të udhëtuar në ShBA.

http://kallxo.com/haradinaj-e-pranon-se-nuk-eshte-dhene-viza-amerikane/