Ilustrim, Ekipi i Njesisë së Mbrojtjes së Afërt

Haradinaj ironizon për kërcënimin: Unë po i mbroj policët

Gjatë ditës së djeshme në mediat vendore qarkullonte informacioni se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte pranuar kërcënim, prandaj edhe ishin rritur masat e sigurisë të kujdesit nga mbrojtja e afërt.

Por këtë informacion, gjatë një konference për media Haradinaj e mohoi duke theksuar se është i sigurt.

Madje, duke ironizuar tha se është duke i mbrojtur edhe policët e tij.

“Për kërcënimin, po unë po i ruaj disa policë, i kam bukur do, po mirë jam ka i ruaj. Domethënë po i mbroj mirë, rahat janë. Për besë nuk janë ankuar diçka. Ju siguroj që të sigurt janë policët edhe unë jam i sigurt”, përfundoi ai.