Haradinaj: Do të interesohemi për ata që kanë punuar në lojëra të fatit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar të martën pas miratimit të projektligjit që ndalon lojërat e fatit  do të interesohen për djemtë dhe vajzat që kanë punuar nëpër vendet e lojërave të fatit.

“Jemi të gatshëm me u interesu si me i trajtu të rinjtë dhe të rejat qe kanë punu, por mundësitë janë të kufizuara, është një llogari e bërë, pasojat tjera, të këqijat kanë qenë më të mëdha se këto të mirat, është mirë që po ndalen, ne e kemi kryer pjesën tonë tani është pjesë e Kuvendit”, tha Haradinaj para gazetarëve në një konferencë për media.

Ai e ka pranuar se çdo ligj e ka koston e vet.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që i ndalon lojërat e fatit në Kosovë, duke e përjashtuar nga kjo Lotarinë e Kosovës e cila menaxhohet nga institucionet e Kosovës.

Ky projektligj u miratuar pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës e cila kërkonte pezullimin e lojërave të fatit derisa Qeveria e Kosovës të miratoj projektligjin.