Kamerat e fshehura të KALLXO.com zbulojnë bosët e kazinove të Gjakovës

Bashkëpunimi me një lojtarë bastes ka rezultuar me sukses për ekipin e KALLXO.com që po hulumtonte skemat e basteve në Gjakovë.

Duke shfrytëzuar informacionet nga kallxuesi ekipi ka arritur që duke përdorur kamera të fshehta të dokumentoj skemën e basteve e kazinove në këtë qytet.

Brenda tri javësh hulumtime gazetarët e KALLXO.com kanë arritur të luajnë bastore e kazino në 9 lokale të cilat ndodheshin në Gjakovë.

Në dy lokalet të cilat ndodhen në zonën e çarshisë së Gjakovës ekpitet kanë luajtur baste online skemë kjo e re e krijuar pas hyrjes në fuqi të ligjit i cili ndalon bastet e kazinotë.

Punonjës të lokaleve janë filmuar tek i hapin llogaritë online për hulumtuesit e poashtu duke u zotuar se në rast se fitohet basti paratë do merren në lokal.

Skema ka funksionuar njëjtë edhe në tri lokale në afërsi të stacionit të autobusëve ku janë hapur llogaritë dhe janë paguar afër 50 euro tek punonjësit.

Duke u bazuar në të dhënat nga raportuesi ekipet e KALLXO.com kanë rritur të identifikojnë një bastore klasike të hapur në afërsi të KRU Gjakova e cila funksiononte në një bodrum.

Aty ekipi ka arritur të luaj KENO,lojëra me qentë e poashtu baste të lojërave në futboll.

Pamjet tregojnë për një pikë tjetër në hyrje të Gjakovës ku ekipi ka arritur poashtu të luaj bastore klasike dhe lojëra të KENO.

Në një lokacion tjetër ekipi ka zbuluar formë të re të basteve online ku lojtarëve u jipen IPad të pajisur me lojëra të kazinove ndërsa kreditimi kryhet në kash tek punonjësit në banak.

Filmimet nga 9 lokacionet janë bartur nga ekipi në Policinë e Kosovës ndërsa janë përdorur për hetimet në realizimin e operacionit të datës 9 korrik ku janë arrestuar 9 persona dhe mbyllur nëntë lokale në Gjakovë.