Rrëfimi i prokurores, ku shkuan paratë e Karaçevës

 

Paratë e Karaçevës në mënyrën ‘cash’ ishin bartur nga menaxherët e kazinove tek pronarët e tyre, ka thënë prokurorja e rastit të Karaçevës nga departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë e Gjilanit, Rozelida Manastiri në një intervistë për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’.

“Në bazë të hetime të deri tanishme pjesa, shuma e të hollave që është bërë, që janë përfituar nga brenda një nate menaxherët ‘keshin’ e kanë marr e kanë dërguar të përgjegjëset e vetë, tek pronarët e kazinove”, tha prokurorja, e cila ka shtuar se pronarët nuk janë vetëm nga zona e Gjilanit.

“Pronaret e kazinove të Karaçevës janë nga të gjitha zonat e Kosovës, shumica janë të arrestuar dhe nga hetimet janë parë se këta persona kanë bërë investime me këto mjete dhe patjetër që duhet të zhvillohen edhe hetime financiare”, theksoi Manastiri.