Paralajmërimi i prokurores: Do të konfiskohen shtëpitë e bosëve të Karaçevës

Prokurorja e rastit të ‘Karaçeva’ nga departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë e Gjilanit, Rozelida Manastiri ka paralajmëruar se do të konfiskohen të gjithë pasuritë e fituara në mënyrë ilegale në atë zonë.

Ajo ka theksuar se do të ketë edhe hetim financiar për secilin në atë zonë.

“Patjetër që jemi duke i identifikuar edhe këta zyrtarë policorë,  sepse nuk është grupi i tërësishëm që duhet të hynë në hetim financiar, sepse specifikohet se përgjegjësia edhe e këtyre zyrtarëve nuk është e njëjtë. Disa janë të ngarkuar më shumë, e disa janë të ngarkuar se në prezencën e tyre kanë lejuar që të zhvillohet kjo veprimtari”, tha prokurorja Manastiri.

Prokuroja ka thënë se hetime financiare do të ketë edhe ndaj ndërmarrjeve që kanë bashkëpunuar me kontrabandistët.