Lojera Fati, Kazino, Ilustrim

Vazhdon 'lufta' për mbylljen e lojërave të fatit, arrestohet një person

Disa lokale janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në Klinë nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme.

Policia ka njoftuar se njësitet policore në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer kontrollet ku dyshohej se po zhvillohej veprimtari me lojëra të fatit.

Një person është arrestuar sipas njoftimit të policisë dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kabineti qeveritar kishte miratuar projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit.

Në mbledhjen e 26 marsit kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se qëllimi i këtij ligji është ndalimi i lojërave të fatit.

“Qëllimi i hartimit është zbatimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria t`i nis procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës“, tha Haradinaj.