Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Haradinaj: 28 Nëntori na Jep Nder

Kryeministri Ramush Haradinaj, si edhe krerët tjerë të shtetit në Kosovë e Shqipëri uroi Ditën e Flamurit dhe 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“28 Nëntori i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai më tutje 28 Nëntorin e konsideroi ditë që “na jep nder e na bën krenarë”.

Ramush Haradinaj edhe pse e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen, nuk shkoi në Vlorë në 105 vjetorin e pavarësisë, pasi sot pasdite pritet të takohet me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-së Laura Cooper.