Greva në Gjykaten e Gjakovës/ FOTO KALLXO

Greva shtyn mbi 300 seanca gjyqësore

Sot punëtoret e administratës së Gjykatave dhe Prokurorive kanë mbajtur ditën e tretë të grevës së përgjithshme me kërkesën për rritjen e pagave.

Punëtorët e administratës të Gjykata dhe Prokurorive në rajon të vendit kanë hyrë në grevë që nga dita e mërkurë.

Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave për 100%, për rreth 2 mijë punëtoret e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

Vendimi vjen pak javë pasi qeveria ka marrë një vendim për rritjen e pagave deri në 100 % për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë.

https://kallxo.com/bllokohet-puna-e-gjyqesorit-punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-ne-greve/

Me këtë vendim përfitojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës meqë ligji në Kosovë përcakton rrogën e një gjyqtari dhe prokurori sa të një ministri.

KALLXO.com kontaktoi me Kryesuesin e Këshillit Grevist Naim Shalën, i cili për redaksinë tonë tha se ndonëse kanë pasur takime me përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përkundër kërkesave që ata kanë kishin kundrejt grevistëve, Këshilli Grevist vendosi që edhe më tej të vazhdoj grevën për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre.

Shala tha se thashmë numri i përafërt i seancave gjyqësore të cilat janë shtyrë për shkak të grevës, që nga dita e Mërkure ka arritur numrin në mbi 300.

https://kallxo.com/greva-e-punetoreve-shtyn-edhe-100-seanca-tjera-gjyqesore/

Për shkak të grevës së punëtoreve të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive për momentin janë duke u mbajtur vetëm seancat të cilat janë me prioritet si rastet e dhunës në familje, rastet me paraburgim si dhe ato raste të cilat janë të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në Prishtinë, në ditën e dytë të grevës. Foto: kallxo.com

Vazhdon greva në Gjykatën e Mitrovicës. Foto: Kallxo.com

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com