Grafiti i sotëm në Pejë, i censuruar për arsye etike.

Grafiti: Thaçi në Kërkim të Hyrjes në Presidencë

Në bazë të marrëveshjes për qeverisje të përbashkët mes PDK-së e LDK-së Thaçi pranoi t’ia lirojë Mustafës vendin e Kryeministrit, për të marrë përkrahjen e LDK-së kur të kandidojë për President, pasi t’i përfundojë mandati Atifete Jahjagës.

Në grafit te këmbët Thaçit i është vizatuar një gjarpër, në bazë të nofkës së tij nga lufta e viteve 1998-1999.

Presidentes Jahjaga mandati i kalon në prill të këtij viti, ndërsa Thaçi është pretendent për këtë post. Në grafit është shkruar edhe fjalia “Atifete, lshoma muu”. Aty janë edhe dy fjalë-“Petrit deshmu”për zëvendësin e Thaçit në MPJ, Petrit Selimin.

Autori i grafitit për Thaçin duke folur në kushte anonimiteti për KALLXO.com tregoi pse e ka paraqitur kështu zëvendëskryeministrin.

thaci4
Grafiti në Pejë

“Thaçi paraqitet në një mënyrë ‘spektakulare’, ashtu qysh është vetë ‘spektalular’,  duke e synuar Presidencën me aftësitë e tij gjarpërore . Ai dëshiron ta shpërblejë kolegun e tij Petrit Selimin për ‘ punën e mirë’ që e ka bërë,” tha autori i grafitit.

Grafiti është vendosur në muret e Qendrës Rinore në Pejë.

Xhevat Ibraj, zedhënës i Policisë Rajonale të Pejës tha për KALLXO.com se të gjitha rastet e grafiteve do hetohen nga policia.

“Të gjitha rastet e iniciuara në Policinë e Kosovës do hetohen nga njësitet përkatëse,” tha Ibraj.

Edhe para katër ditësh, më 8 janar në Pejë u shfaq një grafit me figurat e Isa Mustafës, Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

http://kallxo.com/mustafa-veseli-e-thaci-ne-grafit/

Autori i grafitit tha se disa individë nga Peja pakënaqësitë po i shprehin me anë të grafiteve.

“Jemi një grup individësh dhe grafitet i bëjmë në Pejë,” tha ai.

Në fillim të janarit në grafite në Prishtinë u paraqit edhe Presidentja Jahjaga, ndërsa më 7 janar grafite u bënë në kryeqytet edhe për kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

http://kallxo.com/pas-jahjages-grafite-edhe-per-veselin/