Gjykimi për vrasjen e Naim Hajrizit | Foto: KALLXO.com
Gjykimi për Vrasje që nuk po Kryhet që 8 Vjet
Edhe pse Gëzim Retkoceri e Osman Spahiu që tetë vjet po gjykohen për vrasjeën e Naim Hajrizit, kjo nuk ka ndikuar që seanca të zhvillohej.
Seanca e këtij gjykimi është shtyrë, pasi kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli tha se nuk ka pranuar asnjë vendim për kërkesat e parashtruara nga avokatët.
Në seanca të kaluara avokatja e të akuzuarit Gëzim Retkoceri, Fehmije Gashi- Bytyqi, kishte bërë kërkesë për përjashtimin e prokurores së rastit, Fikrije Fejzullahu.
Po ashtu, avokati i palës së dëmtuar, Bajram Tmava, ka kërkuar që të ricaktohet prokurorja e rastit për vazhdimin e këtij procesi.
Në maj Prokuroria e Apelit kishte refuzuar kërkesën e avokates Fehmije Gashi- Bytyqi për përjashtimin e prokurores me arsyetimin se nuk është gjetur asnjë arsye që prokurorja Fikrije Fejzullahu të përjashtohej, por kryetari i trupit gjykues Ismajli tha se nuk ka pranuar vendim për këtë çështje.
http://kallxo.com/refuzohet-kerkesa-per-perjashtimin-e-prokurores-ne-gjykimin-per-vrasje/
Kur shtyu seancën, Ismajli tha se i vjen keq nga dëshmitarët.
“Nuk mund të procedohet më tutje. Seanca e sotme ndërprehet, na vie shumë keq prej dëshmitarëve”, tha Ismajli.
Fehmije Gashi- Bytyqi, avokatja e Gëzim Retkocerit shprehu brengosjen për stërzgjatjen e këtij procesi.
“Unë si mbrojtëse shprehi brengën time se kjo çështje është prolonguar shumë, e sidomos fakti që të akuzuarit janë në paraburgim që 8 vjet. Për këtë e shoh neglizhente dhe të papërgjegjshme në pikëpamje ligjore Prokurorinë e Shtetit dhe të gjitha instancat e saj”, tha Gashi-Bytyqi për KALLXO.com.
Prokuroria akuzon Retkocerin dhe Spahiun se më 29 prill të vitit 2009 me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore e kanë rrëmbyer tani të ndjerin Naim Hajrizi dhe pastaj e kanë goditur me mjete të forta duke e mbytur.
Në korrik të vitit 2015 të akuzuarit ishin dënuar me nga 30 vjet burgim por pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.
http://kallxo.com/nga-30-vjet-burg-dy-te-akuzuarve-per-vrasje/
KALLXO.com ka ndjekur vazhdimisht këtë proces gjyqësor.
http://kallxo.com/policia-nderhyn-per-ti-ulur-gjakrat-ne-seance/