Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Kërkohet Përjashtimi i Prokurores në Gjykimin për Vrasjen e Naim Hajrizit

Seanca e gjykimit për vrasjen e Naim Hajrizit është shtyrë pasi që Fehmije Gashi-Bytyqi, avokatja mbrojtëse e Gëzim Retkocerit ka kërkuar përjashtimin e prokurores Fikrije Fejzullahu.

Avokatja Bytyqi për KALLXO.com tha se këtë kërkesë e ka parashtruar te kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli dhe te kryeprokurori i shtetit.

Si rezultat, seanca gjyqësore është shtyrë për afat të pacaktuar deri sa të vendoset për këtë kërkesë.

Prokuroria akuzon Retkocerin dhe Spahiun se më 29 prill të vitit 2009 me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore e kanë rrëmbyer tani të ndjerin Naim Hajrizi dhe pastaj e kanë goditur me mjete të forta duke e mbytur.

Në korrik të vitit 2015 ishin dënuar me nga 30 vjet burgim por pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

http://kallxo.com/nga-30-vjet-burg-dy-te-akuzuarve-per-vrasje/

Këtë gjykim ka pasur raste kur e kanë përcjellë tensionet në sallën ku është zhvilluar.

http://kallxo.com/policia-nderhyn-per-ti-ulur-gjakrat-ne-seance/

KALLXO.com ka shkruar edhe për zvarritjen e këtij procesi gjyqësor.

http://kallxo.com/gjykimi-per-vrasje-i-pakryer-qe-shtate-vjet/