Seanca gjyqesore ndaj të akuzuarve Sasha Mirkoviq dhe Zharko Dejavoniq - FOTO KALLXO - 15 nentor 2018

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të komunës drejt fundit

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq.

Në këtë seancë, palët pritet t’i paraqesin fjalët përfundimtare.

Mirkoviq bashkë me kryetarin e Kuvendit komunal të Kllokotit, Zharko Dejanoviq, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e kaluar, dëshmitari Nikolla Noikiq kishte treguar për mënyrën se si i ishte dhënë në shfrytëzim Banjës Nëna Naile një parcelë kadastrale e komunës së Kllokotit, në vitin 2012 nga komuna e Kllokotit.

Në aktakuzën e përfaqësuar nga prokurori Arben Ismajli thuhet se  Sasha Mirkoviq, si person zyrtar në cilësinë e kryetarit të komunës së Kllokotit dhe Zharko Dejanoviq në cilësinë e kryetarit të Kuvendit komunal të Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe personin Dardan Novosella, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, sepse, pa i përfillur procedurat ligjore, kanë nxjerrë vendimin nr. 2061/2 dhe ia kanë dhënë në shfrytëzim – qera ngastrën kadastrale me nr. P. 73701026-00974-44 me sipërfaqe, 22.56m katror ZK, Kllokot për periudhë 10 vjeçare, Q.M.F.R, “Banja Nëna Naile” në Kllokot, pronë e Dardan Novosella, në shume prej 550 euro, për të cilën me datë: 15.05.2013, nuk është paguar dhe inkasuar qeraja, në këtë mënyrë buxhetit të komunës së Kllokotit i kanë shkaktuar dëme materiale, prej: 7 mijë e 700 euro.

https://kallxo.com/te-akuzuarit-per-dhenien-e-tokes-komunale-banjes-nena-naile-deklarohen-rreth-fajesise/