Foto: Ilustrim

Gjuan me Armë, Policia i Vihet Pas

Policia ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme një person, të cilit i është gjetur një armë dhe një karikator.

Në fakt, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njësitë policore janë venë në ndjekje të automjetit të dyshuar dhe pasi e kanë ndalur gjatë kontrollit pasagjerit në ulësen e parë, nën ulëse, i është gjetur një armë tytëshkurtër me një karikator.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë të Mitrovicës pasi që i dyshuari F.P., 27 vjeçar, nuk posedonte leje të armës, si provë materiale policia ka konfiskuar nga i dyshuari në fjalë armën e tipit “Crvena Zastava” dhe një karikator të zbrazët.

F.P. është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedure të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 02:45, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në Vushtrri .