Foto: Ilustrim

Arrestohen një shqiptar dhe një turk në Prishtinë, Policia iu gjeti armë

Një shqiptar dhe një turk janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmë, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë dhe një thikë.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.