Rruga e Kumanovës, Foto: Lutfi Haziri/Facebook

Gjilani fiton 205 mijë euro grant, do t'i përdorë për ndërtimin e rrugës së Kumanovës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se Komuna që drejton ai si rezultat i performancës së mirë për punën e vitit 2016, është shpërblyer nga DEMOS-i i Zvicrës me grantin në vlerë 205 mijë euro.

Haziri ka thënë se me këto para dhe me participimin e Komunës do të fillojë ndërtimi i pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës”, e cila kap shumën e mbi 350 mijë euro.

“E falënderoj DEMOS’in për vlerësimin, sikurse edhe koordinatorin e SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë për të fituar këtë grant të rëndësishëm. E gëzofshim!”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.