Ilustrim

Gjilanasi sulmonte me thikë qytetarët, arrestohet

Është arrestuar një burrë nga komuna e Gjilanit, pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ekspozuar një thikë, përmes të cilës kishte frikësuar njerëzit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari gjithashtu kishte penguar edhe zyrtarët policorë gjatë detyrës së tyre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.