Prokuroria Themelore në Gjilan, Foto: KALLXO.com

Gjilan - Pasi ia vodhi veturën e kanos me vrasje nëse lajmëron Policinë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit  ndaj të dyshuarit H.K, për grabitje dhe kansoje.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i dyshuari, më 11 shkurt në Gjilan, me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar një person, dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, ka përdorur dhunë fizike ndaj të dëmtuarit SH.A. dhe me forcë e ka grabitur automjetin e të dëmtuarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin, duke i thënë se në qoftë se vjen policia në shtëpinë time, ka me të vra, duke shkaktuar te i dëmtuari ankth dhe frikësim.

“Prokuroria ndaj tij, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka konsideruar që masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të hetimit të kësaj çështje”, njofton Prokuroria.