
Foto: KALLXO.com
Nesër shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen me thikë në Gjilan
Gjykata Themelore në Gjilan nesër (e premte) do të shpallë aktgjykimin ndaj B.Z., i cili akuzohet se më 24 qershor të vitit të kaluar, e ka vrarë me thikë personin I.C.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Gjykatës në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Me datë 29 korrik 2022, në ora 13:00 bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit B.Z., i cili ngarkohet për veprën penale ‘vrasje e rëndë’”, ka thënë ai.
Ngjarja dyshohet se kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale që kishin dy personat në mes vete.
Pas kësaj, sipas kërkesës së paraburgimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i akuzuari me thikë i kishte shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 centimetra në qafë, ku pas plagëve të marra, viktima kishte vdekur.
Vrasja me thikë në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin