20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen me thikë në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me 20 vjet burgim B.Z., i akuzuar për vrasje me thikë në Gjilan, vitin e kaluar.

I akuzuari, sipas Gjykatës, me dashje, më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në Gjilan kishte privuar nga jeta viktimën I.C., për motive të ulëta.

Ngjarja, sipas njoftimit të Gjykatës, kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale dhe konflikti fizik, në mes të akuzuarit dhe viktimës lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës.

“I akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), duke i shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese, një plagë prerëse – shpuese në regjionin e përparmë në anën e majtë të regjionit ijor (lumbal), ku për shkak të plagëve të marra viktima nuk ka mundur të mbijeton dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit, ai vdes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje është thënë se me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Tutje është thënë se gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim.

Po ashtu, Gjykata ka njoftuar se palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Nesër shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen me thikë në Gjilan