
Gjilan, banesa përfshihet nga zjarri
29.7.2020 - 14:07
Dje në rrugën e ‘Gjinollëve’ në Gjilan është raportuar për një banesë të përfshirë nga zjarri.
Sipas raportit policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Ne raport tutje thuhet se për shkaqe të sigurisë është bërë evakuimi i disa banorëve deri sa është shuar zjarri .
Nuk raportohet për persona të lënduar.