Futbolli europian në zi për Fadil Vokrrin

Unioni i Federatave Europiane të Futbollit (UEFA) ka publikuar telegram ngushëllimi për vdekjen e kryetarit i Federatës së Futbollit të Kosovës , Fadil Vokrri.

Në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të UEFA-s thuhet se ‘Futbolli europian po mban zi për vdekjen e Fadil Vokrrit’.

“Futbolli në Kosovë dhe në Evropë po mbajnë zi për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, i cili ka vdekur papritur në moshën 57 vjeçare. Fadil Vokrri, i cili kishte një karrierë të suksesshme si një lojtar, ishte një udhëheqës frymëzues në progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë, i cili kulmoi në asociimin kombëtar duke u bërë shoqata anëtare e 55-të e UEFA-s në 2016”, thuhet në njoftim.

“Ne jemi të tronditur dhe shumë të pikëlluar për të dëgjuar për vdekjen e Fadil Vokrrit,” tha presidenti i UEFA Aleksander Čeferin.

“Ai ishte një futbollist i shquar që gëzonte një karrierë më të shquar dhe u bë administrator i futbollit dhe president i shoqatës kombëtare të kalibrit më të lartë. Fadil ishte figura kryesore në zhvillimin e futbollit të Kosovës që çoi në Federatën e Futbollit të Kosovës duke u bërë anëtar i UEFA-s në 2016.”, shtoi ai.

Së bashku me biografinë e Vokrrit në këtë faqe, u shpreh edhe ngushëllimi final nga Kryetari i UEFA-s.

“Në emër të futbollit evropian, dëshiroj të shpreh dhimbjen më të thellë për familjen e tij, Federatën e Futbollit të Kosovës dhe komunitetin e futbollit të Kosovës”, tha Ceferin.

Vokrri ka vdekur sot  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në moshën 57 vjeçare.

KALLXO.com ka shkruar për jetën e Fadil Vokrrit.

https://kallxo.com/misioni-i-permbushur-i-fadil-vokrrit/