Fushë Kosovë, arrestohet për armëmbajtje pa leje

Dje është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 5 fishekë të kalibrit 7.65mm. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.