Fshati Bob i Kaçanikut me rezervuar uji prej 1 milion litra

Fshati Bob i komunës së Kaçanikut, nga sot do të ketë edhe një rezervuar të ri të ujit me kapacitet prej 1 milion litra. Kjo fal investimit të Komunës së Kaçanikut me përkrahje të kompanisë “Bechtel Enka” dhe Kompanisë Regjionale “ Birfurkacioni”.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, tha se ky projekt do të jetë i nevojshëm për banorët e kësaj ane të cilët do të kenë mundësi më të mira të furnizimit me ujë të pijes.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Ramadush Osmani, tha se përmes këtij projekti do të furnizohen me ujë shumë lagje të qytetit dhe fshatrat përreth.