Foto: BQK

Paratë false, BQK-ja tërheq nga qarkullimi 2.5 milionë monedha dy euroshe

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se nga dhjetori i 2023-s e deri në prill të këtij viti janë tërhequr nga qarkullimi 2.5 milionë monedha 2 euroshe.

“Janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara”- thuhet në njoftimin e BQK-së, më 13.05.2024

Njëkohësisht, BQK njofton se i ka futur në qarkullim afro 7. 4 milionë copë monedha.

“Është furnizuar ekonomia me afro 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar;  është furnizuar ekonomia me afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për ri qarkullim në shumë prej 261.6 milionë euro;  janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro; janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi)”- thuhet në njoftim.

Po sipas këtij njoftimi, BQK ka futur në qarkullim afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për riqarkullim në shumë prej 261.6 milionë euro;

“Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro;  janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi); numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 266,000 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) copë/njësi në vlerë mbi 133 (njëqind e tridhjetë e tre) milionë euro”- thuhet në njoftimin e BQK-së;

BQK-ja, po ashtu ka njoftuar se janë licencuar katër banka për import-eksport të parasë së gatshme dhe ka lëshuar 57 autorizime (kryesisht të valutave joeuro) për transport të parave të gatshme në kundërvlerë të tërësishme prej 177.4 milionë euro.