Kërkimi i policëve të zhdukur edhe me helikopter, Foto> Kallxo.com

FOTOGALERI: Kërkimi i policëve të zhdukur

Kërkimet për gjetjen e dy zyrtarëve policorë që mbrëmë kanë rënë në lumin Lepenc janë duke vazhduar edhe në orët e pasdites.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se dy policët e zhdukur mbrëmë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën  magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur Kulla me qeshme, kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Në komunikatë, Policia ka thënë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

Në operacionin e kërkimit po marrin pjesë zyrtarë të Policisë, pjesëtarë të FSK-së, zjarrfikësit, qytetarë vullnetarë e madje mbi zonë është parë duke fluturuar edhe një helikopter i KFOR-it.

Më poshtë keni një fotogaleri të realizuar nga gazetarja e KALLXO.com nga vendi ku janë duke u zhvilluar kërkimet për gjetjen e dy zyrtarëve policorë.