FOTO: Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Prishtina- Drita

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Prishtina-Drita, e cila do të përcaktojë kampionin e Superligës së Kosovës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë, 0 me 0.

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë.

Ajo që e ka shquar këtë pjesë ishte përjashtimi i lojtarit të Prishtinës, Debatik Currit, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër në njërin prej lojtarëve të Dritës, Xhevdet Shabani.

Ndeshja, e cila po zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të qytetit të Pejës, ka nisur në ora 16:00.

Ndeshjen po e gjykojnë, Fatmir Tahiri nga Mitrovica, si dhe Edmond Zeqiri, Fatmir Sakiraqa e Selim Isufi nga Podujeva.

Drita ka plotë 28 ndeshje radhazi pa humbje duke i prirë tabelës me 66 pikë të grumbulluara në 32 ndeshje. Përderisa ekipi i Prishtinës ka grumbulluar 63 pikë dhe radhitet e dyta në tabelë pas Dritës.

Ekipi i Prishtinës është vendas në këtë ndeshje kështu që tifozëve të tyre i janë ndarë një numër më i madh i biletave.

Ekipi i Dritës është shpallur kampion i Superligës së Kosovës, vetëm një herë, në sezonin 2002-2003.

Ekipi i Prishtinës, është shpallur plot gjashtë herë kampion që nga vitit 1999, duke u bërë ekipi me më së shumti tituj kampion në Kosovë. Prishtina ka qenë kampion në sezonin 2003-04 dhe dy herë fitoi dy tituj me radhë, në vitet 2007-08, 2008-09 dhe 2011-12, 2012-13.