FOTO: Masa të shtuara të sigurisë përreth katedrales

Policia e Kosovës ka shtuar praninë rreth katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Fotografitë e siguruara nga KALLXO.com tregojnë për forca të shtuara të Policisë përreth katedrales.

Në katedrale sot po mbahet mesha e Pashkëve.

Si masë sigurie, forcat e policisë shihen përreth katedrales.

Po ashtu, Policia ka mbyllur për qarkullim rrugën “Justiniani”, e cila gjendet përfundi katedrales.