Besimtarët Katolikë Sot Festojnë Ditën e Pashkëve

Për nder të kësaj feste sot në Kosovë mbahen një varg aktivitetesh, ndërsa krerë të shtetit kanë uruar për dashuri dhe solidaritet mes njerëzve.

Mbrëmë në Katedralen “Nëna Terezë” u mbajtë mesha qendrore. Në këtë Katedrale edhe sot do të mbahet një meshë duke filluar nga ora 11:00.

Një meshë tjetër do të mbahet po sot prej orës 18: 00 në kishën “Shën Ndou” në Prishtinë, ndërsa pritja solemne që organizohet nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji mbahet në katedralen  “Nëna Terezë” nga ora 19:00 deri në ora 20:00./21Media