Terstenik - Lagja Franca

FOTO - Banorët e lagjes 'Franca' në Terstenik të Drenasit shtrojnë rrugën me vetiniciativë

Disa banorë të lagjes ‘Franca’ në fshatin Terstenik të Komunës së Drenasit, komunë kjo e qeverisur nga kryetari Ramiz Lladrovci, kanë marrë iniciativën për të shtruar rrugën me zhavorr me mjetet e tyre.

Ata kanë deklaruar se lagja e tyre është lënë anash nga Komuna e Drenasit. Ata kanë thënë se nuk kanë patur zgjidhje tjetër dhe kanë filluar ta shtrojnë rrugën me vetiniciativë.

Në fotografitë e dërguara në adresë të KALLXO.com nga ana e këtyre banorëve, ata shihen duke bartur zhavorrin e traktorë.

 

https://kallxo.com/nuk-e-presin-me-komunen-e-ramiz-lladrovcit-banoret-e-vendosin-vete-kanalizimin/

.