Aksident trafiku - Foto: KALLXO.com

FOTO: Aksident në Prishtinë, Policia e Ambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth gjysmë ore në Prishtinë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në rr. “Eqrem Çabej”, afër Mensës së Studentëve.

Qytetari ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me shenjën “Taxi”.

Qytetari ka thënë se nuk di nëse ka të lënduar porse në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në fotografitë e mëposhtme, kanë dalë Policia dhe auto-ambulanca.