Foto: Qëndrim Gashi/Facebook

Flamuri i Kosovës për herë të parë në katedralen 'Notre Dame' të Parisit

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka njoftuar se flamuri i Kosovës për herë të parë është vendosur në katedralen ‘Notre Dame’ të Parisit.

Kjo ka ndodhur në kuadër të përkujtimeve të njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit — në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Flamuri i Kosovës është vendosur pranë flamujve të shteteve të tjera.