Flamuri shtetëror ngritet me ceremoni për 15-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Kosovës, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Delegacioni ka vazhduar te monumenti i të pagjeturve në sheshin “Ibrahim Rugova”

Sipas axhendës, homazhe do të bëhen te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe më pas te varri i veprimtarit Adem Demaçi