VIDEO- Vendoset flamuri i Kosovës në Komunën e Zveçanit

Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur edhe në komunën e Zveçanit, një ditë pas tensioneve në këtë komunë, kur kryetari i ri Ilir Peci vendosi të shkonte në zyrën e tij.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga momenti i largimit të dy flamujve të Serbisë të cilat kanë qenë të vendosura deri sot.

Flamujt serb janë larguar dhe aty është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

Me asistencë të Policisë, dje kryetari Ilir Peci ka hyrë për herë të parë në objektin e Komunës si udhëheqës i saj.

Të shoqëruar me tensione jashtë objektit, hyri në zyre edhe kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Leposaviqit.

Ndonëse sot është ditë vikendi, Lulzim Hetimi, kryetari i ri i Leposaviqit ka shkuar në zyrë edhe sot, por me asistencë të forcave të rendit. Por ndryshe nga dje, situata sot është e qetë.