Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit me hartën dhe flamurin e Kosovës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka publikuar një kundërpërgjigje ndaj veprimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili në rrjetin social Instagram, e ka publikuar një fotografi me hartën e Kosovës dhe flamurin serb mbi të.

Kamberi në profilin e tij në Facebook e ka publikuar një fotografi me hartën e Kosovës dhe me flamurin e Republikës së Kosovës.

“Le të nervozohet kush të dojë”, i ka vënë mbishkrimin ai fotografisë.

Foto: Shaip Kamberi/ Facebook

Ndaj veprimit të Vuciqit ka reaguar edhe ministri për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili është shprehur se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Në lidhje me publikimin e presidentin serb, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës, Zyrën e Presidentit të Kosovës dhe në Bashkimin Evropian për të marr reagime, dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Foto: Aleksandar Vuçiq/ Instagram