Foto: Atdhe Mulla

Fjalët e Rita Orës: Kam takuar shumë heronj

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, u paraqit në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë “Activate Talks”, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës.

“Jam qe dy ditë në Kosovë, kemi bërë një rrugëtim të mrekullueshëm me UNICEF. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme për rininë e Kosovës, kam mësuar shumë”, tha ajo në këtë ngjarje.

“Jam njoftuar për së afërmi me jetën e të rinjve dhe familjeve në Kosovë. Jam shumë e kënaqur me punën e “Up Shift” të UNICEF-it që po bëhet këtu. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe që kam takuar kaq shumë heronj. Jam shumë krenare që jam nga këtu”, shtoi Rita Ora.