FIT dhe Close Protection e Policisë së Kosovës do ta sigurojnë Vuçiqin gjatë qëndrimit të tij në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë do të shoqërohet nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës FIT dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt e Policisë “Close Protection”.

Sipas fotografive që kanë realizuar ekipi i KALLXO.com njësitë speciale dhe ato të mbrojtjes së afërt tashmë janë në veri në pritje të delegacionit nga Serbia për t`i shoqëruar gjatë vizitës së tyre dyditëshe në Kosovë.

KALLXO.com ka raportuar sot gjatë gjithë ditës për situatën dhe atmosferën e cila është duke mbretëruar në veri ët vendit në prag të vizitës së presidenti të Serbisë në Kosovë.

 

https://kallxo.com/masa-te-rrepta-te-sigurise-ne-veri-policia-ne-cdo-cep-te-rruges/