Financimi i Terrorizmit në Kosovë Luftohet me Ligj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje një projektligji i cili lufton format e financimit terrorizmit dhe shpëlarjes së parave për qëllime të tilla.

Me 59 vota në favor dhe 4 abstenime deputetët e miratuan në parim këtë projektligj dhe e dërguan atë në komision parlamentar, para se të kthehet sërish në Kuvend për votim përfundimtar.

Paraprakisht, deputetët votuan që ta fusin këtë projektligj në procedurë të përshpejtuar në rend të ditës.

Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, sipas ministrit të Financave Avdullah Hoti, lufton transaksionet e dyshimta brenda Kosovës.

“Lufta kundër terrorizmit është pjesë e prioriteteve të qeverisë. Bashkëveprimi me prokurorinë dhe policinë është jetik në këtë luftë”, tha ministri Hoti.

Edhe kryetari i komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, i dha mbështetje këtij projektligji.