Ferizaj i Tovërlanit i kthehet fitores pas katër xhirove

I janë dashur plot pesë xhiro që skuadra e Afrim Tovërlanit ta rigjejë fitoren në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizajasit në kuadër të xhiros së 8 në Ipko SuperLigën e Kosovës, arritën ta mposhtin skuadrën e Drenicës më rezultat 2-0.

Golat për vendasit i shënuan Genc Hamiti dhe Dren Gashi.

Ferizaj pas tetë xhirove ka arritur t’i grumbulloj vetëm shtatë pikë dhe gjendet ne pozitën e nëntë.

Ndeshjen e ardhshme skuadra e Tovërlanit do të udhëtojë drejt Suharekës ku do të përballet me skuadrën e Ballkanit.