Ilustrim

Familjet e Viktimave nga Kosova Apelojnë në Gjykatën Serbe

Qendra për të Drejtën Humanitare me bazë në Beograd, HLC, tha të premten se do të apelojë në emër të familjeve të 14 grave dhe fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, duke kërkuar kompensim më të lartë në përputhje me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë në Serbi vendosi se 24 personave, të afërmit e atyre që u vranë njësia serbe “Akrepat”, duhet t’i jepen 25,9 milion dinarë kompensim – rreth 240,000 euro.

Sipas HLC-së, vendimi ishte i pari në të cilin Serbia dha kompensim për njerëzit që vuajtën si rezultat i veprimeve të saj gjatë luftës në Kosovë.

“Pas një çështjeje që zgjati nëntë vjet, gjykata mori vendimin e duhur, por në gjykimin e shkallës së dytë, gjykata duhet të vendosë në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtave të Njeriut,” tha Qendra për të Drejtën Humanitare në një deklarate.

HLC tha se në çështjet para Gjykatës Evropiane për të Drejtave të Njeriut, në të cilën njësi shtetesh janë vërtetuar përgjegjës për vdekjen e civilëve, kompensimi ka qenë shumë herë më i lartë.

Gjykatat serbe kanë burgosur pesë anëtarë të njësisë “Akrepat” për hapje zjarri ndaj një grupi shqiptarësh të Kosovës në Podujevë më 28 mars 1999, duke vrarë 14 njerëz, përfshirë gra dhe shtatë fëmijë, një prej tyre dy vjeç.

Zeljko Gjukiq, Dragan Mediq, Sasa Cvjetan dhe Dragan Borojeviq u dënuan me nga 20 vjet burg dhe Miodrag Solaja me 15 vjet.