Ilustrim

Mitrovicë e Veriut, arrestohet një i dyshuar për krime lufte - dhunë seksuale në territorin e komunës së Vushtrrisë

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar më 04.03.2024 në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999 në Vushtrri.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet Zh.N. rreth orës 16:00h.

“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”- thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.