KOKI

Ekipi Olimpik i Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj 'Buenos Aires 2018'

Ekipi Olimpik i Kosovës që do të përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike për të rinj në Buenos Aires 2018 është prezantuar të hënën para se të nisen për kryeqytetin e Argjentinës-përcjell Kallxo.com.

Kosova do të përfaqësohet me pesë sportist, por vetëm një është me normë Olimpike Erza Mumoviq e cila është edhe kampione e Evropës për U-18, trofe të cilin e fitoi në kampionatin evropian të mbajtur në Sarajeve në qershor të vitit 2018-të.

Ndërsa katër sportistët tjerë do të marrin pjese me ftesë.

Sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018

Erza Muminoviq, xhudiste, kategoria -44 kg

Erdonis Maliqi, boks, kategoria deri 64 kg

Muhamet Ramadani, atletikë, disiplina: hedhje e gjylës 5 kg

Melisa Zhdrella, not, disiplina: 50 metra krol

Bleron Fetaovski, peshëngritje, kategoria deri 77 kg